Kate Middleton dhe princi William vijojnë traditën e tyre të dashur të Krishtlindjeve, duke publikuar foton familjare që shoqëron kartolinën festive të këtij viti. Në foto, çifti shfaqet së bashku me tre fëmijët e tyre, princin George (12 vjeç), princeshën Charlotte (10 vjeç) dhe princin Louis (7 vjeç).
Fotografia është realizuar në prill 2025 nga fotografi Josh Shinner dhe u publikua më 18 dhjetor në rrjetet sociale zyrtare të çiftit. Familja pozon në një livadh me lule, në një atmosferë të qetë dhe natyrale.
Imazhi vjen nga e njëjta fotosesion që është përdorur më herët për urimet e Ditës së Babait dhe për ditëlindjet e fëmijëve. Kjo është një nga paraqitjet e rralla familjare, pas një viti të vështirë për princeshën Kate, e cila në fillim të vitit 2025 bëri të ditur se kanceri i saj ishte në remision.Familja mbretërore pritet të shfaqet sërish publikisht ditën e Krishtlindjeve, gjatë ceremonisë tradicionale në kishë.
/vizionplus.tv






