Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, ka dalë nga SPAK, së bashku me avokatin e tij, pasi u paraqit sërish ditën e sotme.ndaj tij dhe Zambak Gjoni e Arnold Rrokaj janë mbyllur hetimet për përgjim i paligjshëm në kuadër të grupit kriminal.
Më herët, ish-funksionari i burgjeve ishte në hetim nga SPAK për tre vepra penale, përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal dhe grup kriminal.Hakerimi i kompjuterëve u sinjalizua në 12 mars të këtij viti dhe brenda pak kohësh përfunduan në pranga ish zyrtari i burgut Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.
Ky i fundit është personi që theu kodet e sigurisë së kompjuterëve dhe materialet e përftuara ja përcolli Gjonit, që nga ana e tij ja përcolli Ismailajt.






