i pandehur në dosjen “Plumbi i artë”, Petrit Qoli u pyet nga prokurorët në sallën e gjyqit për aktivitetet e tij ekonomike dhe familjare. Gjatë deklarimeve, Qoli tregoi se nga viti 2002 deri në 2013 ka qenë kapiten anijesh peshkimi dhe pronar i disa anijeve, ndërsa paralelisht është marrë edhe me ndërtim, duke ndërtuar rreth 8-9 pallate dhe xhaminë në Rruzhbull. Ai sqaroi gjithashtu pasurinë e vëllait dhe familjarëve, lidhjet e tyre me bizneset dhe aktivitetet ndërtimore, si dhe mënyrën se si ka menaxhuar pronësinë dhe hipotekimin e objekteve të tij.
Qoli: Nga 2002 deri në 2013 kam patur anije peshkimi, kam punuar si kapiten anijeje. Anija Dibra dhe Sazani. Më vjen turp ta them por kam edhe fakultet juridik, te Kristali. Ndërkohë kam bërë dhe 9 pallate, jam marrë edhe me ndërtim.
Behar Dibra: Idenë për ndërtimtari, nga e more?
Qoli: Kam kushëri Mustafa Laçon. Është ndërtues, duhet të jetë 80 vjeç. I thashë kam 300 mijë marka. Ndërtimin e parë e kam bërë te gropa arkeologjike, mbrapa Pallatit të Kulturës.
Behar Dibra: Ku i gjetë këto lekë?
Qoli: Nga peshkimi, kam patur gjithmonë anije të thashë. Kam një vëlla që mos e paça, Festim Qoli. Edhe motër, Rezana Qoli.
Behar Dibra: Ndërkohë që ju merreshit me peshkim vëllai me çfarë merrej?
Qoli: Kishte 5 biznese, bar kafe palestër. Unë ia kisha ndërtuar. Festimi ka qenë mjeshtër për makinat e vjedhura. Gjithmonë është marrë me tregti makinash, të dubluara. Kishte shumë miq italianë. Më pas u shtrëngua puna. Ku e di unë ku i njohu italianët. Kisha blerë një truall në Rruzhbull.
Behar Dibra: Kush është Agroni?
Qoli: Agron Qoli është çuni xhajës tim. Është djalë model, pas meje, por nuk e kam shok. Merret me ndërtimtari. Nuk kemi punuar bashkë. Unë kam bërë 8-9 pallate. Edhe xhaminë në Rruzhbull. Me Festimin nuk kemi punuar, e kam vëlla, por është fatkeqësi për familjen tonë.
Behar Dibra: A kishte të ardhura Festimi?
Qoli: Unë nuk jam ekonomisti i Festimit, por kishte lokal dasmash, normale që kishte para.
Behar Dibra: Ke dalë jashtë shtetit?
Qoli: Po sigurisht, unë kisha anije. Unë di që Festimi ka një vajzë shumë të pasur bullgare. Di që ka edhe pasaportë angleze. Ajo është shumë e pasur, shet inerte ndërtimi. Nuk ishte e bukur… por.. nuk e di çfarë sheh Festimi tek ajo. Me Festimin shiheshim për iftare dhe për ditëlindje. Ka patur shoqëri me Laertin e Palma Novës. Sapo fillova unë duke ndenjur me të, u ftoh ai. Gjithmonë si Tomi me Jerry kemi shkuar.
Behar Dibra: Pretendime pronësie keni patur?
Qoli: Unë kam hipotekuar të gjitha apartamentet. Nuk hidhej beton pa qenë unë aty. Unë jam autodidakt.
© SYRI.net






