Gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht një ditë më parë në një aksident pranë zonës së plazhit në Zvërnec, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Sipas njoftimit mortor të publikuar nga familja, ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, të dielën, më 19 korrik 2026. Nisja e kortezhit do të bëhet në orën 12:00 nga banesa e të ndjerit në lagjen “7 Pallatet”, drejt Teatrit “Petro Marko”. Varrimi do të kryhet në Varrezat e Vlorës, në orën 14:00.

Humbi jetën në aksident, përcillet sot për në

Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës, Mehmeti po lëvizte me një motomjet me katër rrota, kur, për arsye ende të paqarta, humbi kontrollin e mjetit, duke u rrokullisur disa herë. Përplasjet në pjesët metalike të motomjetit rezultuan fatale për 40-vjeçarin. Me të udhëtonte edhe një 18-vjeçar, i cili mbeti i plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

A2 CNN shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mehmeti, të afërmit dhe kolegët e gazetarit Enrik Mehmeti. (A2 

GEAM Sh.p.k