Karim Benzema ka refuzuar të luajë për Al-Ittihad për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth rinovimit të kontratës. Marrëdhënia mes sulmuesit francez dhe klubit saudit është tensionuar ndjeshëm, ndërsa e ardhmja e tij mbetet e paqartë. Një rikthim në Evropë nuk përjashtohet, me Juventusin dhe disa klube turke që po monitorojnë situatën

Benzema po kalon një periudhë të trazuar te Al-Ittihad, pasi ka vendosur të mos aktivizohet me ekipin për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me kontratën e tij aktuale. Marrëdhënia mes sulmuesit francez dhe klubit saudit është përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit.

Situata ka arritur në një pikë kritike, aq sa sulmuesi 36-vjeçar ka vendosur të mos grumbullohej në sfidën ndaj Al Fateh. Ky vendim nuk është marrë nga stafi teknik apo drejtuesit e klubit, por nga vetë lojtari, në shenjë revolte.

Klubi arab premtoi francezit se oferta e rinovimit do të kishte të njëjtat kushte, por ajo përfshinte një ulje të ndjeshme të pagës, dhe kjo e ka bërë futbollistin të ndihet i mashtruar.

Lojtari e konsideron këtë ofertë rinovimi si mungesë respekti dhe të padrejtë, si për staturën e tij ashtu edhe për performancën e tij aktuale.

Kontrata e tij me Al-Ittihad  përfundon në verës sçka ka shtyrë palët të nisin bisedime për rinovim. Megjithatë, negociatat nuk kanë ecur sipas pritshmërive dhe propozimi i fundit i klubit ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te Benzema.

Sulmuesi tashmë po mendon seriozisht largimin nga Al itihad. Kjo situatë me klubin arab, shton spekulimet për një rikthim të mundshëm të Benzema-s në futbollin evropian.

Një pistë interesante është hapur nga bashkatdhetari i tij, Thuram, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimit të sulmuesit francez te Juventusi.

Përveç bardhezinjëve, në skenë kanë dalë edhe klube nga Turqia, të cilat raportohet se po ndjekin nga afër situatën e Benzema-s dhe janë të gatshme të përfitojnë nëse ai vendos të largohet nga Al-Ittihad.