Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dosjen “5D”.
Anlia Hoxha raporton se sipas pretencës së shpallur, SPAK ka kërkuar 11 vjet burg për ish-drejtori i Bashkisë Tiranë, Redi Molla, ndërsa bashkëpunëtorët e tij, Marglen Qato dhe Taulant Tushe, janë kërkuar përkatësisht dënim me 9 dhe 4 vjet. Po ashtu, Enton Punavija dhe Julian Zanaj janë kërkuar nga 3 vjet burg secili, ndërsa Albano Janku është kërkuar dënim me 2 vjet.
Një tjetër person i përfshirë, administratori Nestor Muhametllari, është kërkuar dënim me 7 vjet burg për përfshirje në veprimtari të paligjshme që kanë ndikuar në interesat publike.
Për më tepër, Molla, Qato dhe Tushe janë kërkuar dënime shtesë, duke përfshirë 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike, duke e bërë të pamundur për ta që të ushtrojnë detyra të ngjashme në të ardhmen.
Redi Molla dhe ish-drejtorët e tjerë të Bashkisë Tiranë, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha, u arrestuan në muajin mars të vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D” me akuzën e korrupsionit dhe shkeljes së barazisë në tendera. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.






