Numri i fermave blegtorale që po prodhojnë qumësht me aflatoksinë është në rënie, por ky përmirësim nuk vjen nga vullnetit i ministrisë, por nga vetë fermerët të cilët ndaluan së ushqyeri kafshët me misrin të kontaminuar.Channel mori dy kampione misri ushqim për kafshët në treg, dhe nga vëzhgimi në mikroskop rezultoi se në këtë produkt nuk kishte prezencë të mykut.
“Ne kemi këtu dy kampione misër vend dhe import e do të shohim nëse kemi prezencë ose koloni të mykut, në kampionin e vendit nuk kemi, dhe as në atë të importit ky është në nivel mikroskopi. Por nëse do të rezultonte me myk atëherë duhet dërgua për analiza më të thelluara”, u shpreh Shpend Shahini.Por këto të dhëna nuk shfaqen në të gjitha fermat tona. Fleta e analizës që po shihni në ekran i përket një ferme në zonën e Lushnjës, aty tregohet se niveli i alftoksinën është 0.110 mikrogramë, nga 0.50 mikrogramë që është norma e lejuar. Që kolonitë e mykut të mos shkaktojnë aflatoksinën krijohen në misër, fermerët duhet të tregojnë kujdes me kushtet e ruajtjes, duke e magazinuar ushqimin blegtoral në vende pa lagështirë, por gjithashtu duke përdorur edhe antimyk në raste dyshimi.
“Në kushtet e fermës ne mund të përdorim absorbues dhe bëhet e mundur që këto absorbues ti hedhim në misër gjatë kohës të ushqyerjes së kafshëve dhe këto bëjnë të mundur moskalimin e alfatoksinën në ushqim”, u shpreh Shahini.
Skandali aflatoksinës doli në pah pasi fabrikat kundërshtuan të blinin qumësht të kontaminuar, e gjithë kjo situatë shkaktoi dëme të mëdha ekonomike për blegtorët të cilët deri para ca muajsh nuk kishin dijeni për gjendjen alarmantë në stallat e tyre.






