Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku një 64-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në lagjen nr. 5., ku shtetasi A. P. dyshohet se është hedhur nga lartësia e katit të dytë të pallatit ku banonte.
Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.






