Më shumë se 1,500 fluturime janë anuluar për të martën në katër nga aeroportet më të mëdha të verilindjes së Shtetet e Bashkuara te Amerikës.
Ndër aeroportet më të prekura janë Newark Liberty International Airport, LaGuardia Airport, John F. Kennedy International Airport dhe Boston Logan International Airport.
Sipas të dhënave, pothuajse gjysma e fluturimeve të planifikuara për t’u nisur nga Newark janë anuluar. Po ashtu, rreth 45% e nisjeve nga LaGuardia dhe 43% nga Boston Logan janë hequr nga orari, ndërsa stacioni zyrtar i raportimit në Central Park ka regjistruar rreth 50 centimetra borë.
Kjo e rendit stuhinë aktuale si të nëntën me reshjet më të mëdha të dëborës që nga viti 1869, si dhe më të madhën në më shumë se një dekadë.
Autoritetet po u bëjnë thirrje banorëve të shmangin të gjitha udhëtimet jo të nevojshme. Kombinimi i reshjeve të dendura të borës dhe erërave të forta mund të rrëzojë pemë dhe linja elektrike, duke rritur rrezikun e ndërprerjeve të përhapura të energjisë elektrike.






