Ka përfunduar seanca paraprake në ngarkit të ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe të pandehurve të tjerë në këtë proces.

Pas Ilir Metës, në seancën e kësaj të enjte ishte radha e Monika Kryemadhit, e cila kërkoi pushimin e çështjes ose në alternativë kthimin e akteve për hetim. Të njëjtën kërkesë ka bërë në një seancë më parë edhe Ilir Meta.

Ndërsa Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Piro Xhixho, përmes avokatëve, kërkuan pushimin e çështjes në ngarkim të tyre.

Seancën e radhës, e cila do të mbahet më 5 mars, gjyqtarja Irena Gjoka do të shpallë vendimin në lidhje me kërkesën e SPAK për kalimin ose jo të çështjes për gjykim.

Kujtojmë që SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit të vitit të kaluar, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje.

Ardit Murataj