Presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja po “pret me padurim ndryshimin e madh që do të vijë së shpejti në Kubë” dhe ka sugjeruar se administrata e tij mund të arrijë një marrëveshje me Havanën.Komentet e Trumpit, të bëra para liderëve të Amerikës Latine të mbledhur në klubin e tij të golfit pranë Miamit, tregojnë një qëndrim gjithnjë e më agresiv të administratës ndaj udhëheqjes komuniste të Kubës.
Trumpi ka thënë se “ndryshime të mëdha do të vijnë së shpejti në Kubë”, duke shtuar se vendi “është shumë pranë fundit të rrugës”.






