Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas rrëzimit nga Kuvendi të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

I pyetur nga News24 dhe BalkanWeb, Delegacioni i BE thekson rëndësinë e garantimit të kushteve që Prokuroria e Posaçme të kryejë në mënyrë efektive detyrën e saj, duke e lidhur këtë drejtpërdrejt me progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.Bashkimi Evropian është në dijeni të rezultatit të votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë. Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE. Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”, thuhet në reagim.

Delegacioni i BE nënvizon se krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për funksionimin e institucioneve të drejtësisë është një element kyç për avancimin e reformave.

Mazhoranca rrëzon kërkesën e SPAK
Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.

Vendimi u mor gjatë seancës plenare të kësaj të enjte, ku deputetët e shumicës votuan kundër kërkesës së prokurorëve të posaçëm, ndërsa opozita e kundërshtoi këtë qëndrim duke e cilësuar si pengesë për drejtësinë nga ana e mazhorancës. 82 vota të mazhorancës ishin kundër kërkesës, ndërsa 47 nga radhët e opozitës shkuan në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme.

GEAM Sh.p.k