Fermerë të njësisë administrative të Frakullës kanë protestuar në lidhje me çmimet e ulëta deri nën kosto që pikat e grumbullimit po u marrin luleshtrydhen.

Në pikun e prodhimit të kësaj kulture bujqësore, fermerët kërkojnë ndihmën e shtetit pasi sipas tyre po abuzohet me mundin dhe harxhimet e fermerëve që e kanë lidhur të ardhmen ekonomike të familjeve të tyre me këtë kulturë bujqësore.

Fermerët kanë pohuar se do të përshkallëzojnë më tej protestën e tyre, pasi ndihen jo vetëm të braktisur por edhe të vjedhur. (A2 Televizion)

GEAM Sh.p.k