Një shtetas shqiptar është dënuar me 25 vite burg për akuza që lidhen me komplot për kokainë, tha Prokurori i SHBA për Distriktin Lindor të Michigan-it.
Gjatë hetimit, u sekuestruan mbi 100 milionë dollarë kokainë, që lidhej me një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës me lidhje në Shtetet e Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Europë, thanë prokurorët.
Ylli Didani, 48 vjeç, i cili kishte jetuar në Michigan një periudhë, u dënua të martën në gjykatën federale në Detroit, pas një gjykimi me jurinë që e shpalli fajtor për komplot për shpërndarje kokaine, komplot për shpërndarje kokaine në bord të një anijeje nën juridiksionin e SHBA-së dhe komplot për pastrim parash.
Agjencitë që morën pjesë në hetim përfshijnë Administratën për Antidrogën (DEA), Doganën dhe Mbrojtjen e Kufijve të SHBA, Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Inspektoratin e Brendshëm për Hetime Kriminale dhe Policinë e Farmington Hills (Michigan).
Didani dhe bashkëpunëtorët e tij planifikuan dhe financuan shpërndarjen e kokainës nga disa vende, përfshirë Michigan-in, tha prokurori i distriktit.
Si rezultat i hetimit, oficerët e zbatimit të ligjit sekuestruan mbi 4.300 kilogramë kokainë gjatë viteve 2019 dhe 2020, të ngarkuara në pesë anije të ndryshme të destinacionit ndërkombëtar./Justice
Galeria fotografike








