Pas vendimit të gjykatës së Apelit në Tiranë për zbutjen e dënimit për autorin e vrasjes së policit në Fier, Novruz Cenalia, ka reaguar babai i viktimës. Në intervistë Asllan Cenalia thotë se vendimi ishte “vrasje për herë të dytë”, ndërsa thotë se vendimin do e bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.Ai ka qene i pranishem ne sallen e gjyqit kur ështe dhene vendimi dhe eshte tronditur nga gjykimi. Sipas tij drejtësia nuk ështe bërë .
“Për ne si familjarë është vrasje e dytë. Jo vetëm për ne, por edhe për organizatën e policisë. Vetëm reagim e kolegëve ishin dëshpëruese. U dha një vendim nga Gjykata e Fierit me burgim të përjetshëm dhe nuk mendoja se do ndryshonte se nuk kishte asnjë rrethanë cilësuese. Është vendim drejtësie. Do i ndjekim më tej, ja kam lënë në dorë drejtësisë.Jeta jonë dihet si ka qenë, e dëshpëruar, të të ikë fëmija si do jetë. Gjykata e Fierit ka dhënë drejtësi. Gjykata e Apelit Tiranë e rrëzoi dhe e la me 35 vite. Si vendim nuk është i drejtë. Më ra si bombë”, tha Asllan Cenalia, babai policit të vrarë.
Pas vrasjes se të birit , familja Cenalia ka ikur nga Fieri dhe eshte shperngulur në Divjakë për të qëndruar larg familjes se autorit te vrasjes. Nga ana tjeter pas ngjarjes ai thote se askush nuk i ka kerkuar falje nga familja Mernica.
Asllani punon në policinë e zonës , dhe thote se per të zbatimi i ligjit ështe perparesi, që sipas tij për djalin nuk i eshte dhënë.
“Në Fieri kam ndjekur pjesërisht seancat. Për këtë të apelit në Tiranë isha në seancë. Askush nuk ka ardhur të kërkojë falje. Si familje jemi transferuar në Divjakë. Kam bërë zgjedhjen time që të jemi larg familjes së autorit”, shtoi Asllan Cenalia.
Novruz Cenalia u vra nga Azgan Mernica në 13 maj të vitit 2024, në fshatin Baltëz të Fierit, pas një sherri për motive të dobëta. Së fundmi, gjykata ka zbutur dënimin për autorin, nga burgim i përjetshëm të cilin e dha gjykata e Fierit,në 35 vite heqje lirie nga gjykata apelit në Tiranë.






