Një zjarr i fortë ka përfshirë në apartament në një pallat shumëkatësh në lagjen ‘Xhevdet Nepravishta’ në afërsi të spitalit të Lushnjes.Zjarri është pikasur nga banorët, të cilët pasi kanë parë tym kanë njoftuar zjarrfikëset. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve Lushnjë ka bërë që jo vetëm të izolohen flakët në banesë në katin e tretë, por edhe të mos përhapen në apartamentet e tjera.

Policia ndodhet në vendngjarje për të gjetur dhe hetuar shkaqet, ndërkohë që paraprakisht mësohet se pronari i banesës, një 40-vjeçar i ka vënë flakën në disa vende dhe është larguar.Po sipas burimeve nga policia dyshohet se 40 vjeçari ka probleme të shëndetit mendor. Aktualisht po punohet për gjetjen e tij, pasi sapo i ka vënë flakën banesës është largua.

Top Channel

GEAM Sh.p.k