Një 20-vjeçar shqiptar është vrarë pas disa të shtënave me armë zjarri në Helsingborg të Suedisë. Sipas mediave suedeze,ngjarja u regjistrua gjatë orëve të mesnatës.
Ndërkohë bëhet me dije se është plagosur edhe një e re që e shoqëronte të riun shqiptar. Sipas autoriteteve vajza është rreth të 25-ave.
Sakaq, dyshohet se i riu shqiptar ishte pjesë e një rrjeti trafikimi droge në Helsinborg dhe në rajonin Skane.
Sipas Top Chanel viktima është M.Ll, 20 vjeç, emigrant nga Fieri, i cili ndodhej prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij.
Policia ka rrethuar zonën por ende nuk ka të dyshuar për atentatin ndaj të riut shqiptar.
Lajm në përditësim.






