Policia ka arritur të zbardhë zjarrvënien në tregun e fruta-perimeve në Lushnje, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ku fillimisht u dyshua si ngjarje aksidentale.

Si rezultat i veprimeve hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim një shtetas i dyshuar si autor i zjarrvënies, ndërsa vijon puna për identifikimin e një shtetasi tjetër të përfshirë në ngjarje.

Më datë 19.05.2026, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë është marrë njoftim se në tregun e fruta-perimeve të qytetit kishte rënë zjarr.

GEAM Sh.p.k