Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një shtetas në Lushnje.

43 vjeçari Ernis Xhumari ka humbur jetën pas përplasjes në rrethrrotullimin e plasmasit.

Mjeti tip Benz ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe ka goditur bordurën e rrethrrotullimit më pas është përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe ka përfunduar dhjetëra metra larg

Fatkeqësisht 43 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia e qarkullimit rrugor ka kryer procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

Zjarrfikësit kanë shkuar ne vend dhe kanë pastruar rrugën nga mbetjet e makinës.

GEAM Sh.p.k