Ajo nuk u vra, as nuk kreu vetëvrasje. Nëse Marilyn Monroe vdiq në moshën 36-vjeçare në gusht të vitit 1962, shkak u bë një gabim mjekësor. Një shekull pas lindjes së saj, (në 1 qershor ajo do të mbushte 100 vjeç) një biografi e re hedh dritë mbi ditët e fundit të aktores që u bë legjendë dhe në veçanti mbi ilaçet e përshkruara për të në recetë nga Hyman Engerberg, mjeku i saj i besuar.

Imazhi i një biondeje seksi dhe të çmendur, në kontrast të fortë me pasionin për leximin dhe inteligjencën që e shtyu atë të themelonte kompaninë e saj të prodhimit dhe të kërkonte kontroll mbi sesionet e saj fotografike, Marilyn jeton ende në imagjinatën kolektive.

Vdekja e saj, në gusht të vitit 1962, mbetet një enigmë. A mund të kishte vendosur të vetëvritej? A u eliminua vërtet, siç pretenduan disa, për shkak të lidhjeve të saj me familjen Kennedy?

Sipas Andrew Wilson, gazetar, shkrimtar dhe autor i disa biografive të suksesshme, Monroe ishte viktimë e një gabimi mjekësor. Engerlberg, i cili ndërroi jetë në vitin 2005, gjithmonë mohoi t’i kishte dhënë në recetë “kloral hidrat” klientes së tij të famshme.

Merr fund misteri! Marilyn Monroe humbi jetën për shkak të

Një dokument i nxjerrë në ankand në vitin 2011 dhe i zbuluar nga Wilson gjatë kërkimeve për librin e tij, tregon qartë firmën e tij në një recetë. Kombinimi i ilaçit me “barbituratin Nembutal”, të përshkruar nga i njëjti mjek, besohet se ka shkaktuar vdekjen e saj.

“Nëse nuk keni asgjë për të fshehur, pse ta mohoni kaq kategorikisht?” – theksoi Wilson për Sunday Times, duke iu referuar deklaratave të bëra nga mjeku, kur në vitet 1980, pas shumë teorive konspirative, hetimi për vdekjen e Monroe u rihap.

“Dr. Engerlberg po kalonte një periudhë të vështirë në atë kohë. Ai po ndahej nga gruaja e tij, Esther dhe mendoj se e zuri paniku.” Sipas shkrimtarit, “ishte një aksident, por edhe një gabim katastrofik gjykimi.”

Marilyn ishte në krizë. Ajo ishte pushuar nga puna në një film dhe vuante nga depresioni.

“Në dy muajt e fundit të jetës së saj, asaj iu përshkruan 830 doza ilaçesh që do të kishin qenë të mjaftueshme për të vrarë disa njerëz.”

Një rast jo shumë i ndryshëm nga ai i yllit të Friends, Matthew Perry, i cili vdiq nga një mbidozë në vitin 2023 në moshën 54-vjeçare.

Natën që vdiq, Marilyn ishte mbyllur në dhomën e saj. Pastruesja e shtëpisë, Eunice Murray, telefonoi psikiatrin e aktores, Ralph Greenson, i cili hyri me forcë nga një dritare dhe e gjeti të pajetë në shtrat.

Ai thirri Engelberg, i cili e shpalli të vdekur. Në librin e tij “Dua të më duash”, Wilson pretendon se kaloi rreth një orë para se mjeku të telefononte policinë dhe se ishte ai që u tha hetuesve se ajo kishte kryer vetëvrasje.

Merr fund misteri! Marilyn Monroe humbi jetën për shkak të

Një aktore ikonë, e njohur mbi të gjitha për bukurinë e saj të jashtëzakonshme, Marilyn hapi rrugën për shumë kolege të saj duke marrë kontrollin e imazhit dhe duke krijuar kompaninë e saj të prodhimit. Ajo ishte ndër të parat që foli hapur për rreziqet e famës, problemet e shëndetit mendor dhe rëndësinë e psikoterapisë.

Galeria fotografike (

1 / 2

)

GEAM Sh.p.k