Profesori i njohur, Lush Susaj nga protesta para Kryeministrisë dha mesazhe të forta për të rinjtë shqiptarë dhe kundër qeverisë.

“Përshëndetje të nderuar bashkëqytetarë. Shpreh respekt për çdo protestues, sepse sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për qytetarë të përgjegjshëm, dhe jo për sehirxhinj. Shpreh mirënjohje dhe dhimbje për studentët e Shqipërisë, pjesa më delikate dhe më e masakruar në këto 35 vite. O shqiptarë, o bashkombasit e mi, nuk ka vend më keq se Shqipëria që ka masakruar shkollat.

Të nderuar studentë, ju flet një njeri që fëmijën e vetë e ka arsimuar në Shqipëri. Universitetet e Shqipërisë, klika sorosiane i ka kthyer në strehë korrupsioni. Nuk u jepet mundësi intelektualëve, por spurdhjakëve e nepotizmit të partisë. Sot shkolla nuk u vu në funksion të qytetarëve, por të hajdutëve. Kurrë studentët dhe nxënësit e Shqipërisë, nuk i dëgjoi kurrë njeri, por në krye të shkollave u vunë njerëz të partisë dhe të kryeministrit. Bëhuni njerëz të përgjegjshëm. Mos vononi më kurrë hasnim e fëmijëve tuaj! Bëhuni të përgjegjshëm dhe votoni ata që ju mbajnë në universitete.”, tha ai.

GEAM Sh.p.k