Protestuesit e mbledhur në sheshin Skënderbej mësuan se në parlament vijonte seanca plenare dhe se Edi Rama ishte atje.

Ata shkuan te parlamenti dhe bën thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit. Sakaq, ata vijuan rrugën dhe kaluan nga selia e PD-së për të shkuar drejt Kryeministrisë.

Gjatë kalimit para selisë blu ata brohoritën thirrje si: Rama në burg, Berisha në burg si dhe Opozitë e shitur.

Këto kore irrituan disa mbështetës demokratë të cilët po qëndronin para selisë dhe patën përplashe verbale me turmën e protesuesve.

GEAM Sh.p.k