Aktivistja Luçiana Kokaj ka shprehur shqetësimin e saj, pas situatës së tensionuar para Kuvendit. Ku efektivët hodhën sprej lostjellës. Ajo tregoi për News24 se pas mbërritjes së ambulancës, u morën vetëm efektivët e policisë, ndërsa tregon se u zbrit nga ambulanca dhe nuk iu dha as ndihma e parë.
“Jam para Parlamentit. Policia na hodhi piper. Ambulanca mori vetëm efektivët dhe mua më zbritën nga ambulanca dhe as ndihmën e parë nuk më dhanë. Ndërsa mua po më djeg lëkura. Duhet të marr ndihmë mjekësore sepse nuk durohet dot më. A futën këtu tek kafja kanë mbyllur derën e kafes dhe na kanë lënë vetëm”, tregon ajo.






