Aktivisti Andi Tepelena, në një komunikim për News24 ka theksuar se duhet të ndalet provokimi ndaj protestuesve.
Gjithashtu bëri thirrje që SPAK të veprojnë ndaj asaj që ai e quan “bandë që po e çon populli në një konflikt civil”.
“Taulant Balla është një bandit që i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë ndaj qytetarëve paqësore. I bëj thirrje ambasadë amerikane të ndërhyjë urgjent. Situata është tensionuar ishim ulur në mënyrë paqësorë. Por ata ministrat donin të hanin bukë i kishte kapur uria dhe ndërsynë policinë ndaj nesh. Është turp që në krye të Parlamentit janë një llum si ata. Jemi qytetarët më paqësore. Jemi Proevropiane e properëndimore. Nuk duhet të biem në provokimet e Taulant Ballës”, tha ai.
© BalkanWeb






