Aktivisti Arben Kola ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm nga sheshi, duke thirrur mbarë qytetarët në një protestë të përmasave të mëdha më datë 11 korrik, ditë e cila përkon edhe me mbajtjen e koncertit të diskutuar të reperit Kanye West, të financuar me 4 milionë euro nga paratë e shtetit.
Kola ka deklaruar se kjo datë do të shënojë një kthesë të fortë, ku përgjigja e popullit ndaj arrogancës dhe shpërdorimit të fondeve publike do të jetë braktisja dhe izolimi total i pushtetit.
“Në datën 11 do të jetë një protestë shumë e madhe dhe qytetarët do t’i bëjnë një bojkot të madh kryeministrit në ikje Edi Ramës dhe Kanye West,” deklaroi prerazi Arben Kola, duke bërë thirrje për bashkim dhe ndërgjegjësim kombëtar përpara asaj që konsiderohet si dita e dënimit të madh publik për qeverisjen.






