Kur janë në opozitë qajnë për Shqipërinë, kur vijnë në pushtet e copëtojnë
Ehhh sa “parimor” jeni kur jeni në opozitë.
Sa ju “dhimbsen” pronat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, por vetëm kur jeni pa karrigen e pushtetit pas bythës.
Sa në merak “jeni” për detin, malet, kodrat, fushat, luginat dhe lëndinat e Shqipërisë, por vetëm kur jeni në opozitë ama.
Se kur vini në pushtet, i suleni si qentë hartës së Shqipërisë për ta shqyer, vjedhur e shitur.
Kështu fliste me të drejtë kur ishte në opozitë edhe Braçe për kompaninë hajdute Bankers Petroleum, por prej vitit 2013 nuk belbëzoi më kurrë asnjë fjalë.
Po mirë o Taulant, mirë që ke denoncuar për politikë e për show në atë kohë, por unë kam një pyetje të drejtpërdrejtë:
A e ke denoncuar Ben Imamin në këto 13 vite që je në pushtet?
Po Mediun, Rrulin, Boden, Panaritin, Haxhinaston e plot të tjerë, që sipas teje, kur ishin në qeveri, bënin namin duke “vjedhur”?
Apo bën si parimor leshi kur je në opozitë, duke i shkelur syrin pushtetit, dhe pastaj kur je në pushtet nuk keni më kohë për të denoncuar, se e keni hallin të vidhni si zagarë çfarë të mundeni!
I njëjti “stil” prej 36 vitesh.
A ka mundësi të mos na çani trapin duke bërë si gore, gjoja luftoni korrupsionin e njëri-tjetrit, se, me nder për lexuesit, jeni një mut i madh që vini erë hale sa herë që hapni gojën.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=349&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2130381367825922%2F&show_text=false&width=560&t=0






