Lionel Messi e cilësoi si “të veçantë” fitoren 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, sukses që i siguroi Argjentinës një vend në finalen e dytë radhazi.
“Është e pabesueshme. Ishte një ditë fantastike. Edhe pse është vetëm një ndeshje futbolli, përballjet me Anglinë janë gjithmonë të veçanta për atë që përfaqësojnë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një gjysmëfinale Botërori. Donim t’u dhuronim këtë gëzim tifozëve tanë dhe të siguronim finalen”, tha Messi, i cili u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.
Kapiteni i Argjentinës vlerësoi edhe karakterin e skuadrës, duke theksuar se grupi ka treguar edhe një herë forcën dhe unitetin e tij.
“Është e jashtëzakonshme ajo që ka bërë ky grup. Edhe sot treguam karakter, dëshirë, unitet, forcë dhe futboll. E kërkuam fitoren me lojë dhe me durim”, u shpreh ai.
Në finalen e madhe, Argjentina do të përballet me Spanjën, një kundërshtar që Messi e njeh shumë mirë pas viteve të kaluara te Barcelona.
“Spanja është një kombëtare e madhe, me lojtarë të shkëlqyer dhe një stil loje të konsoliduar prej shumë vitesh. I njoh shumë mirë lojtarët dhe filozofinë e tyre. Do të jetë një ndeshje shumë e veçantë dhe e ekuilibruar”, përfundoi Messi.






