Një aksident fatal është regjistruar këtë pasdite në zonën e njohur si rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë, ku një betoniere është përplasur me një automjet, me pasojë 2 viktima dhe 1 të plagosur.
Policia sqaron se pas përplasjes betonierja ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.
Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në betoniere dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër humbi jetën në spital.
Dy personat që ndodheshin në betoniere janë ende të paidentifikuar, por mësohet se janë shtetas të huaj.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, Roland Nuri. rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët do të sqarojnë rrethanat dhe shkakun e aksidentit.






