Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Peqin nga sot ka një drejtues të ri. Markiz Sallufi ka marrë zyrtarisht detyrën si drejtor i institucionit, duke nisur menjëherë punën me një takim të parë me oficerët dhe drejtuesit e grupit policor të burgut, ku u prezantuan objektivat dhe prioritetet kryesore për funksionimin e institucionit në periudhën në vijim.
Emërimi i Sallufit vjen pas shkarkimit nga detyra te ish drejtuesit Altin Ago. Gjate drejtimit te z.Ago burgu i Peqinit u vu disa here ne qender te kritikave per shkak te eskortave qe futeshin ne burg per takime me eksponente te krimit . Situate e cila u denoncua edhe nga politika dhe media. Gjithashtu nje pike tjeter mjaft e debatueshme ishte ajo e qelive te luksit ne ambientet e burgut.
Sallufi ka një karriere të gjatë në administratën publike dhe në drejtimin e institucioneve. Më herët ai ka shërbyer si përgjegjës në Bashkinë e Peqinit, më pas ka mbajtur për katër vite detyrën e drejtorit rajonal të Tensionit të Lartë në Elbasan, ndërsa që prej 15 majit 2026 ushtronte funksionin e drejtorit të IEVP Bradashesh. Tashmë ai merr drejtimin e IEVP Peqin, një prej institucioneve më të rëndësishme të sistemit penitenciar në vend.
Në fjalën e tij, Markiz Sallufi theksoi se suksesi i institucionit lidhet ngushtë me profesionalizmin, disiplinën dhe përgjegjshmërinë e çdo punonjësi. Ai nënvizoi se çdo punonjës ka një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e institucionit dhe se vetëm përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm, komunikimit të hapur dhe punës në ekip mund të arrihen standarde gjithnjë e më të larta në administrimin e institucionit.






