Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 60 ditë të deputetit Agron Shehaj pasi vodhi marrëveshjen konfidenciale me SHBA-në dhe iku me vrap nga Kuvendi.
Ndërkohë që këshilltarja që ndoqi nga pas deputetin, u rrëzua nga shkallët dhe pësoi lëndime të rënda. Ndëshkimi do jetë në fuqi nga shtatori.
Sekretariati i Etikës ka shqyrtuar vetëm pjesën për përjashtimin ndërsa sa i takon referimit në SPAK nuk është në kompetencat e këtij organi
Ndërsa Agron Shehaj vijon të shfaqet si një politikan problematik në Parlament, por pa i hyrë gjemb në këmbë, ky është një tjetër test për SPAK.
Tashmë u bënë javë prej denoncimit të vilës së tij në Itali, të cilën e bleu për 2.9 milionë euro në vitin 2021 dhe më pas e shiti 5-fishin e çmimit, për 15 milionë euro në vitin 2025.
Dyshime ngrihen tashmë mbi pasurinë e vetë Shehajt, si dhe veprimet e pakontrolluara të tij, por edhe standardin që ndjek SPAK me një deputet të Parlamentit, ndryshe nga shumë të tjerë./abcnews.al






