Home SPORT U largua nga Skënderbeu në janar, aventura e mbrojtësit te skuadra kosovare...

U largua nga Skënderbeu në janar, aventura e mbrojtësit te skuadra kosovare zgjat vetëm 6 muaj

9

Drin Govori u bashkua me Skënderbeun në merkaton e verës, pro forma jo e mirë e treguar nga lojtari, bëri që drejtuesit korçarë të vendosin ta largojnë.

Kështu, në merkaton e janarit mbrojtësit i majtë vendosi të rikthehet në Kosovë, aty ku u bashkua me skuadrën e Gjilanit, si dëshirë e trajnerit të asokohe, Bylbyl Sokoli.

Megjithatë 22-vjeçari nuk arriti të bindë me paraqitjet e tij as te Gjilani dhe për këtë arsye, drejtuesit vendosën t’i ndërpresin kontratën. Së bashku me Govorin, kontratën me Gjilanin  e ka ndërprerë edhe Qëndrim Dautaj, duke dalë kështu si lojtarë të lirë dhe janë në kërkim të aventurave të reja.