Do të shërbejë edhe si urgjencë
Qëndra shëndetësorë në Bashkinë e Belshit është duke iu nënshtruar një rikonstruksioni total. Ky rikonstruksion është një investim nga ministria e shëndetsisë në kuadrin e 300 qendrave shëndetësore që përfitojnë investime në të gjithë vendin. Rikonstruksioni ka filluar që para 8 muajsh dhe është drejt përfundimit.
Kreu i Grupit parlamentar të partisë socialiste Taulant Balla, së bashku me kryetarin e bashkisë Belsh, Arif Tafani inspektuan ditën e sotme punimet në të ku aktualisht ajo është duke pritur që të kryhet mobilimi i plotë i saj.
Duke qenë se kjo qendër do të mbulojë një numër të konsiderueshëm banorësh në të do të ofrohet shërbimi i pandërprerë i urgjencës, mjekut të familjes etj.