Të rinjtë i rikthehen profesionëve

Për të 12-tin vit rradhazi është zhvilluar në qytetin e Elbasanit panairi i punës dhe i studimit. Si qëllim ky panair ka njohjen e të rinjve ,kryesisht të gjimnazistëve dhe studentëve më mundësitë reale që ofron tregu i punës. Sa i takon gjimnazistëve ata thonë se synimet e tyre në ciklin e dytë të studimeve shkojnë drejtë degëve të mjeksisë dhe inxhinierisë pasi këto janë të vetmet që mund t’iu ofrojnë një vend punë në të ardhmen.

Sa i takon edhe zgjedhjes së degëve në universitetin e Elbasanit konfirmohet se degët e mjeksisë vijojnë të jenë prioritet. Ajo që ka rënë nga “froni” është mësuesia,shkak mbetet vendosja e mesatares.

Ky panair po ashtu u vizitua edhe nga Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë ,Evis Kushi e cila u shpreh se ky panair është një mundësi shumë e mirë që të vendosën kontakte mes të rinjëve dhe biznesit.

Nga ana e tyre bizneset pjesmarrëse në panair më së shumti prezantuan produktet por pa pasur oferta konkrete për punësim.