Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ishte sot në Vlorë, ku po përfundon vaksinimi i operatorëve turistikë, për t’u bërë gati për një sezon shumë më të lehtësuar turistik se një vit më parë.
Ministrja Manastirliu tha se po vijohet me planin për mbarëvajtjen e sezonit, me hapjen e qendrave shëndetësore verore nga 15 qershori dhe vijimin e dezinsektimit në zonat turistike.
Sa i përket situatës së infektimeve, Manastirliu theksoi se është e qëndrueshme, por sezoni turistik do jetë sërish me protokolle sigurie.
“Situata është e qëndrueshme e kontrolluar, por duhet vijuar me intensitet vaksinimi
të zbatojmë protokollet shëndetësore dhe të sigurisë që të mos kemi përhapje të koronavirusit.
Përgatitemi për sezonin turistik me gjithë masat sipas një plani të mirëstrukturuar sai përket vaksinimit e programit të dezinsektimit dhe hapjes së qendrave shëndetësore verore.
Jemi duke punuar me stafe që po trajnohen nga urgjenca Kombëtare për të nisur në 15 qershor me hapjen e qendrave shëndetësore verore.
Vera do jetë sërish nën protokolle që duhuen zbsatuar nga qytetarët, operatorët turistike dhe bizneset por do jetë më e lehtësuar se ia kemi dalë të vaksinojmë shpejt”, tha ministrja.