Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Muriqan, si pasojë e të cilit janë lënduar dy persona.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri tip Benz dhe tjetri tip Volksëagen.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Shkodrës ku po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave.