Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha sot se do të ushtrojë trysni ndaj presidentit rus Vladimir Putin që të respektojë të drejtat e njeriut kur dy udhëheqësit të takohen në qershor.

Gjatë një fjalimi për nder të Ditës së të Rënëve në SHBA, zoti Biden tha se “unë do të takohem me presidentin Putin në Gjenevë dhe do t’ia bëj të qartë se nuk do të tolerojmë shkeljen nga ana e tij të këtyre të drejtave.”

Shtëpia e Bardhë tha të premten se do të vazhdonte me planet për takimin mes dy udhëheqësve pasi Microsoft identifikoi një sulm kibernetik ndaj agjencive qeveritare amerikane nga Nobelium, grupi që depërtoi në sistemin e kompanisë SolarËind të vitit të kaluar që erdhi nga Rusia.

Takimi i 16 qershorit vjen mes marrëdhënieve të tensionuara për ndërhyrjen e zgjedhjeve amerikane që Moska mohon, sulmet kibernetike dhe Ukrainën.