Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë vdekje Covid, ndërkohë që janë regjistruar 18 raste pozitive nga 2595 testime të kryera.

Njoftimi i plotë i IKSHPK: 02 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 69.686 doza të vaksinës.

Nga 2.325 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 239 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.382.

Në total numri i rasteve aktive është 1.822.

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!