Qendra e autizmit organizon aktivitet argëtues
Me rastin e 1 qershorit u zhvillua sot ne qendrën e autizmit Elbasan nje aktivitet për të gjithë fëmijet. Synimi i këtij aktiviteti ishte që përmes argëtimit këta fëmijë të kishin një ditë ndryshe.
Në këtë qëndër prej më shumë se 10 vitesh organizohen aktivitete për fëmijët . Sipas drejtoreshës synimi kryesor i saj dhe të gjithë stafit është ti dhurojnë këtyre fëmijëve dashuri dhe të bëjnë që ata të kenë përmirësime përmes aktivizimit në aktivitete të tilla.
Prindërit të cilët ishin pjesë e këtij aktiviteti u shprehen mjaft të lumtur që kjo qendër i siguron fëmijëve të tyre lumturi dhe i bënte ndihen të barabartë .
Ndërsa vogëlushët nga ana e tyre festuan më së miri duke u argëtuar.