Skuadrat e U13 ndalen në barazim
U zhvillua sot në kompleksin sportiv″ Shefqet Lamçe″ ndeshja e futbollit midis ekipit të Elbasanit dhe Dinamos për grupmoshat U13. Gjatë gjithë 90-minutëshit të lojës ndeshja ishte e vakët dhe pa aksionë.Ekipi i Elbasanit bëri një paraqitje disi më ndryshe në mesfushë por pa marrë rezultat .
Pritej një fitore për elbasanasit e U13 edhe pse në pankinë u mungonte traineri i tyre Mario Kocia i cili e ndoqi ndeshjen dhe dha udhëzimet nga shkallët e stadiumit ″Elbasan-Arena″.
Por pavarësisht lojës së futbollistëve asnjëri nuk arriti të shënonte në portën e Dinamos dhe anasjelltas. 13 vjeçarët e Dinamos nuk mundën që të merrnin 3-pikëshin e dëshiruar në ″Elbasan Arena″.
Kjo ndeshje u gjykua nga nje treshe elbasanase arbitrash me kryesor ″Andi Zdravan″. Në fund dhe pa rezultatet e pritshme nga të dyja skuadrat ajo u duk si ndeshje miqësore.