Këtë të mërkurë në emisionin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishte e ftuar këngëtarja Orgesa Zaimi. Gjatë intervistës ajo mori një surprizë shumë të bukur, që e bëri të përlotej në ekran si kurrë më parë. Motra e saj, që jeton në Zvicër prej disa vitesh, i kishte dërguar këngëtares një mesazh plot emocione jete dhe batuta mes motrave.
“I kam bërë shpesh herë block”, ishte sinjali i parë i dedikimit dhe Orgesa e kuptoi menjëherë se për kë bëhej fjalë.
“Para se të kisha fëmijët e mi në jetë, kisha Orgesën fëmijë. Prindërit ishin në punë dhe duhej të kujdesesha për të. Më ka marrë shumë malli ta shoh të këndojë live, më ka marrë shumë malli edhe ta përqafojë. Më ka marrë shumë malli dhe për Kronin, Borën, Mentorin. Të tre këta i shoh të ndërkallur tek Orgesa”, vazhdoi Ermali me leximin e letrës dhe Orgesa nuk mundi t’i mbante lotët.
Këngëtarja tregoi se ka muaj që nuk e ka takuar nga afër motrën e saj për shkak të pandemisë dhe për këtë arsye u emocionua kaq shumë.