Mbrëmjen e djeshme, pas një atentati të tipit mafioz në Vlorë, ku si gjithnjë autorët mundën që të arratiseshin dhe të mos identifikoheshin nga Policia, edhe Lushnja u trondit nga një ngjarje kriminale, ku u vra Rako Qorri, 62 vjeç dhe mbeti i plagosur djalin e tij, Kejdi Qorri, 31 vjeç.
Në fotot e siguruara nga Fax News, shihet viktima Rako Qorri i cili ishte edhe pronari i lokalit, ndërsa në foton tjetër shihet djali i tij, i cili ka mbetur i palgosur dhe për momentin po merr tratjim mjekësor.
Viktima Rako Qorri ishte pronari i një lokali në një fshat në Lushnje, dhe u qëllua në derën e biznesit të tij së bashku me të birin, Kejdi Qorri, i cili mbeti i plagosur rëndë. Burime bëjnë me dije se në ndryshim nga sa flet policia për një arrestim, autori i vrasjes dhe plagosjes, Sofokli Shani u vetëdorëzua në komisariat.
Sherri ka nisur për motive banale, e në kushtet e vetëdorëzimit, puna që ka bërë policia në këtë rast është inekzistente, mjaft të përmendim faktin që ngjarja ka ndodhur pak minuta para mesnate, kur në fakt ligjërisht lokali duhet të ishte i mbyllur.