Aktori i njohur i humorit, Ledio Lako ka pranuar në një intervistë për “Glamour Zone”, se për momentin është në një lidhje madje gjërat janë në rrugë të mbarë dhe së shpejti ai mund të martohet.
Ndër të tjera ai tha se nuk do të bënte dasmë, por do të shkonte menjëherë në maternitet. Ndërsa përsa i përket celebrimit, ai u shpreh:
”Nuk na duhet celebrimi. Asaj do t’i jap shtëpinë, kshu shpirtin se u ngatërrova, jo shtëpinë.”
Kujtojmë se para disa kohësh, në media bëri shumë bujë sherri mes dy aktorëve të njohur të humorit, Gentian Hazizi dhe Ledio Lako.
Aktorët janë konfliktuar me njëri-tjetrin në zonën e “Ish-Ekspozitës” dhe nuk kanë munguar as grushtet mes tyre
Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, ka qenë Ledio Lako ai që ka qëlluar me një përforcues grushti metalik aktorin Gent Hazizi dhe një person tjetër që ka qenë në shoqërinë e këtij të fundit pranë një karburanti.
Pas lajmeve të shumta që qarkulluan në rrjet, Lako dha versionin e tij të historisë për “Panorama.com”, duke treguar se ishte një sherr banal dhe ishin goditur vetëm me shpulla.
“Sherr artistësh, për çfarë do zihemi tjetër për drogë?! Jemi zënë për tekstin. Genti mund të jetë i axhituar, por këto doreza janë kot. U zumë kot, pas teatrit për punë roli. Jo roli jot, jo ma thuaj batutën, jo s’ma thua batutën. S’ka qenë ndonjë konflikt për t’u raportuar, por me që po kalonte policia aty. Me shpulla jemi goditur. Nuk të nxjerr njeri nga rajoni po të gjuash me dorezë, mjet metalik të fortë.”-u shpreh aktori.
Mirëpo, Gentian Hazizi, i cili ende nuk ka dha verisonin e tij të ngjarjes, ka dhënë prova mbrëmjen e sotme se sherri nuk ka qenë thjesht goditje me shpulla. Në një lidhje direkte në Instagram me aktorin Florjan Binaj, dallohet qartë syri i djathtë i aktorit, i cili dukej i nxirë.