Një aksident më pasojë vdekje u regjistrua mbrëmjen e të premtes në Elbasan, aty ku manovrat e rrezikshem te shoferit të një autobuzi detyruan një 46 vjeçare të hidhej nga dritarja.
Mësohet se pasagjerja që humbi jetën, pasi u hodh nga autobusi në momentin kur drejtuesi i shoferit ka kryer manovra të rrezikshme, është Mimoza Kasa, 47-vjeç dhe nënë e tre fëmijëve.
47-vjeçarja nga frika dhe paniku u hodh nga autobusi për të shpëtuar, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë drejtuesi i autobusit 49-vjeçari D.P., banues në Elbasan u arrestua nga policia. Të afërmit kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të zhvillohet këtë të shtunë në orën 16:00.