Një person raportohet se ka vdekur si pasojë e vërshimeve në Gjermani, pasi lumenjtë kanë dalë nga shtretërit e tyre.
Pas disa ditësh me temperatura të larta, në Gjermaninë perëndimore janë shënuar ulje temperaturash të shoqëruara me reshje të dendura.
Popullata në Gjermani ka mbetur e habitur nga ndryshimi i motit që ka ndodhur atje.
Përveç një viktime, raportohet se edhe një vajzë 12 vjeçare ka pësuar lëndime serioze pas incidenteve që kanë shkaktuar stuhitë.
Zjarrfikësit kanë raportuar për ndërhyrje në qindra raste në incidente për shkak të reshjeve të dendura në disa rajone të Saksonisë perëndimore.