Për aksidentin e rëndë në Ferizaj ka reaguar edhe deputeti dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Pacolli ka hedhur kritika për vozitjen e shpejtë në rrugët e Kosovës, derisa ka thënë se jo të gjithë kanë makina luksoze dhe të sigurta.
Behgjet Pacolli
Askush nuk e meriton të vdesë në këtë mënyrë. Një familje shuhet brenda pak sekondash. Jo të gjithë kanë makina luksoze dhe të sigurta. Kosova nuk ka rrugë për të vozitur shpejt. Kujdesuni për njëri-tjetrin! Shpejtësia vret! Ngushëllimet e mia familjarëve!