Pas arrestimeve të shumta në itali për aktivitete të paligjshme në bastet sportive të organizatës kriminale ku mes tyre përfshihej edhe emri i Igli Tares, drejtorit sportiv të Lazios dhe vëllait të tij Gentit, Tare ka hedhur poshtë akuzat se ai zotëron një kompani shqiptare të basteve përmes një pale të tretë.
Siç është raportuar nga media italiane La Lazio Siamo Noi më herët sot, Tare është akuzuar për kontrollimin e një kompanie bastesh shqiptare përmes një personi të parë. Akuzat burojnë nga një artikull i botuar nga La Repubblica sot me titull ‘Calcio, clan e affari: le ombre albanesi (Futbolli, klanet dhe biznesi: hijet shqiptare).