Policia në Malajzi përdor dronët për të zbuluar njerëzit me temperaturë të madhe në hapësirat publike, ndërsa e tërë kjo është bërë në kuadër të programit preventiv kundër COVID-19.
Fluturaket pa pilot që mund të matin temperaturën nga 20 metra lartësi, transmetojnë dritë të kuqe për të paralajmëruar organet kompetente nëse dikush ka temperaturë të madhe, shkruan The Guardian duke u thirrur në raportin e agjencisë malajziane të lajmeve Bernama.
Javën e kaluar, Malajzia ka aplikuar masën e izolimit total në tentim për të ndaluar çdo herë e më shumë numrin e infeksioneve ditore – që deri në fund të majit kanë arritur në mbi 9.000 raste brenda 24 orëve.
E pavarësisht që ndërkohë ka filluar të bie numri i të infektuarve në baza ditore, zyrtari kryesor shëndetësor Nur Hisham Abdulah, ka paralajmëruar se shumica e rasteve të reja të infeksioneve por edhe atyre që kanë humbur jetën – po ndodhin si pasojë e kontakteve me të panjohur.
“Një prej arsyeve është shfaqja e variantit të ri në komunitetin që kanë përqindje të lartë të infeksionit dhe vdekjes”, ka shtuar Abdulah.