Avokatja Elarinda Xhindi ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në një studio televizive, për të folur mbi situatën në gjykatat shqiptare.
Një nga çështjet për të cilat u pyet avokatja është skandali me kryegjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, të cilës i dolën disa video në TikTok duke sfiluar nga ambientet e punës apo duke dëgjuar në makinë tinguj si “Mafia, mafia, mafia”.
Avokatja Xhindi thotë se normalisht gjyqtari/ja ka të drejtë të ketë rrjete sociale, ama duhet të respektojë kodin etik. Sipas Xhindit dëgjimi i këngës lku përmendet fjala mafia nuk është e ndaluar, ama duhet një hetim i thelluar.
“Padashur ta paragjykoj, sepse ajo do t’i nënshtrohet hetimit. Ka një kod etik. Normalisht gjyqtari ka të drejtë të ketë akses në rrjete sociale, por duhet të ketë një kod etik. Nuk mund të postojë gjëra që bien ndesh me këtë kod të etikës. Gjithsesi kjo mbete për hetime të mëtejshme, nëse ka qenë aksidentale. Fundja njeri është dhe gjyqtarja, në një moment privat të saj mund të bëjë çtë dojë., por gjithmonë duke respekltuar kodin e etikës. Dëgjimi i këngës që thoni ju nuk është e ndaluar. Fakti që u përmend mafia kjo nuk do të thotë që ajo po shkel ligjin. Është thjesht preferencë e saj”, tha ajo.
Për sa i përket gjyqeve me dyer të mbyllura, avokatja deklaroi se në fakt gjyqet duhet të jenë të hapura, por ka qenë pandemia ajo që i ka penguar.
“Si rregull është që të gjitha gjyqet që zhvillohen duhet të jenë publike. Por viti pandemik nuk e lejoi këtë. Duhet të behen në salla të mëdha, me video, me audio, ku të lejohet dhe publiku. Nëse bëhen kaq privatisht, atëherë nuk mund ta quajmë proces të rregullt gjyqësor”, theksoi avokatja.
E pyetur përse gjyqet bëhen pa media, avokatja tha se shpesh media bën gjyq publik pa marrë parasysh faktet. Gjithsesi ajo shtoi se media ka të drejtë të jetë në sallën e gjyqit si publik pa ndërhyrë.
“Nëse një problematikë konstatohet nga media, media bën gjyq publik pa pasur parasysh faktet. Ka të drejtë të jetë prezentë në sallën e gjyqit si publik por pa ndërhyrë. Gjyqtarit nuk i lejohet të ketë kontakt me median se kjo do ta paragjykonte rastin. Kjo është arsyeja”, u shpreh ajo.