BiodiverCity” është projekti i krijuar nga Bjarke Ingels për në Penang të Malajzisë, me 1.820 hektarë tokë.
Qëllimi i krijimit të këtij destinacioni global do të inkurajojë rritjen ekonomike dhe kulturore të Penangut, i cili mbron e biodiversitetin e zonave bregdetare dhe habitatet e tyre natyrore.
Secili nga tre ishujt e ”BiodiverCity”-it do të kenë formën e zambakëve të ujit dhe do të përmbajë lagje me 242 hektarë parqe, 4.6 kilometra plazhe publike dhe një vijë bregdetare të gjatë 25 kilometra.
Afro 15.000 deri 18.000 banorë do të kenë nga një shtëpi të re në secilën prej distrikteve të ishullit, ku ata do të përdorin burime të ripërtëritshme të energjisë, ujë nga burime lokale, si dhe sisteme të përpunimit të mbeturinave.
Një kombinim i bambusë do të përdoret si material ndërtimi, trungu malajzian dhe “betoni i gjelbër” i bërë nga lëndë të parë të ricikluar.
Të gjitha këto zona do të jenë të liruara nga makinat tradicionale, në vend të të cilave do të qarkullojnë automjete ekologjike në tokë, ujë dhe ajër dhe do të ndërtohen shtigje të shumta për këmbësorë dhe biçikleta.