Yoo Sang Chul është ndarë nga jeta dje në moshën 49-vjeçare.
Ish-futbollisti i Kombëtares koreano-jugore nuk ka mbijetuar nga kanceri në pankreas, duke e humbur betejën pas 2 vitesh me sëmundjen.
Futbolli i Koresë së Jugut humbi një legjendë, pikërisht lojtarin surprizë në formacionin më të mirë të Botërorit 2002. E gjithë bota u dashurua pas lojës së tij në 2002, aty ku koreano-jugorët luftuan duke u kualifikuar deri në gjysmëfinale.
Në total me kombëtaren ai zhvilloi 124 paraqitje, duke shënuar 18 gola.